Berisha apel liderëve të BE: Rama mbahet në pushtet përmes mashtrimit!
Tre ministra të Brendshëm, të lidhur me krimin! Njëri ndoshta është brenda në Samit dhe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga sheshi u ka dërguar një mesazh ndërkombëtarëve, që të mos mbështesin kryeministrin Edi Rama, pasi ai dhe qeveria e tij është e lidhur me krimin dhe drogën.
Berisha thotë se Rama po i mashtron, pasi vetëm në këtë mënyrë po arrin që të qëndrojë në pushtet.
Nuk ka lider evropian tha Berisha, të mbështesë një kryeministër që po kryen gjenocid. Ish-kryeministri solli në vëmendje tre ministra të Brendshme të kësaj qeverie, që sipas tij janë të lidhur me krimin dhe drogën.
“Mesazhi për BE është ky: Liderët që gjenden sot në Shqipëri i falënderoj, por partnerëve tanë u them se Rama ua shet samitet si mbështetje ndaj tij, Përveç vjedhjes dhe krimit ai mbahet në pushtet përmes mashtrimit se ka mbështetjen ndërkombëtare. Unë personalisht nuk e besoj.
Nuk ka një lider evropian sot që të mbështesë arkitektin e krimit, që të mbështesë një kryeministër që po kryen një gjenocid të vërtetë në kombin e tij.
Në Shqipërinë e vërtetë në pushtet është mafia, sepse qeveria është e lidhur me të. Ju kujtoj sot se tre ministra të brendshme të këtyre 9 viteve janë të lidhura me klanet e drogës. Njëri prej tyre u dërgua edhe në Shtëpinë e Bardhë ndërsa tjetri po merret me sigurinë e Samit, në mos është brenda në Samit”, theksoi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



