E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet pas protestës: Berisha e menaxhoi situatën në mënyrë të shkëlqyer
Politikë

Meta flet pas protestës: Berisha e menaxhoi situatën në mënyrë të shkëlqyer

Atentat mafioz i orkestruar nga Rama

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur ditën e sotme pas protestës së opozitës teksa deklaroi se sulmi ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha ka thënë se ai veprim ishte një atentat mafioz i orkestruar nga Rama.

Meta më tej falënderoi Berishën i cili sipas tij e menaxhoi situatën në mënyrë të shkëlqyer pas sulmit që sipas tij kishte qëllimin e vetëm të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima.

“Duke falënderuar qytetarët dua të shpreh një falënderim për liderin e PD-së, profesor doktor Sali Berishën për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri atentatit mafioz të orkestruar nga Edvin Kristaq Rama që kishte vetëm një qëllim, të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima. Është e qartë dhe në dritën e diellit se sot Rama në përpjekjet e tij më ekstreme të papara ndonjëherë për të provokuar dhe fajësuar opozitën si shkaktare të dhunës nxorri fytyrën e tij të vërtetë që nuk ka diplomat e ambasador, nuk ka mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ia ndryshojë dot. Sot Edi Rama u tregoi gjithë shqiptarëve, se është armiku më i madh i paqes sociale në vend, që është pasuesi më bastard i atij regjimi i cili i shkaktoi vendit aq shumë drama e viktima për 5 dekada. Ai është pengmarrësi i të ardhmes evropiane të vendit, për shkak të pengmarrjes së tij nga organizatat kriminale jo vetëm në kontinent por edhe përtej tij. Opozita tregoi se ka gjithë vizionin dhe qëndrueshmërinë e duhur për ta shporrur këtë sekt kriminal, që përdhos kushtetutën”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.