Zbardhet biseda mes Erzen Breçanit dhe autorit që goditi Berishēn
Temë e diskutimit në emisionin “Open”, në News 24, këtë të martë, ishte sulmi i ndodhur ndaj ish-kryeministrit Berisha gjatë protestës së mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin, gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ajo zbuloi dhe një komunikim që pati me Erzen Breçanin, personin i cili neutralizoi autorin dhe më pas e largoi atë nga turma për të mos e dhunuar.
Pjesë nga biseda:
Breçani e ka pyetur: Çfarë kishe me Berishën, pse e godite?
Ndërsa i riu mësohet se i ka thënë: Ishte për t’u bërë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



