E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Itali Davide Pecorelli që inskenoi vdekjen  në Shqipëri
Lajme

Arrestohet në Itali Davide Pecorelli që inskenoi vdekjen në Shqipëri

Davide Pecorelli, i cili inskenoi zhdukjen në Shqipëri, është arrestuar në Itali dhe është në pritje të ekstradimit.

Kjo bëhet e ditur nga Policia e Perugias e cila njofton se është kryer arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt shtetit shqiptar.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili ngriti në këmbë policinë shqiptare dhe atë italiane pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ka deklaruar se është gati të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me burgun.

Pecorelli deklaroi se gjithçka e kishte bërë pasi sipërmarrja e tij falimentoi dhe ishte i zhytur në borxhe.

Në një intervistë për medien italiane, ai ka deklaruar se “është gati për paguajë për krimet e kryera në Shqipëi.”

“Jam i gatshëm të përfundoj pas hekurave në Shqipëri,” thotë ai.

“Dua të kthehem aty, kam lënë miq që i dua. Nëse dënimi është i drejtë, unë do të paguaj për atë që më takon.”

Pecorelli u shpreh se ka kërkuar falje në Shqipëri për atë që bëri.

“Po, meqë ra fjala, tashmë i kam kërkuar falje të gjithëve në Shqipëri, përfshirë kryetarin e bashkisë Pukë dhe gjithë komunitetit. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime: siç dihet tashmë kur mbërrita në Tiranë në janar, po kaloja një moment shumë të vështirë në jetën time. U përpoqa të bëja vetëvrasje dhe prifti që takova rastësisht më shpëtoi. Atëherë ju e dini historinë, periudha në bashkësinë e priftërinjve në Medjugorje ishte thelbësore: Unë do t’u jem mirënjohës atyre përgjithmonë”.

I pyetur nëse është i sigurt për t’u kthyer në Shqipëri dhe të bëjë burg ai tha: E kuptoj që është një zgjedhje e rëndësishme, por nëse kjo më jep mundësinë të jem qytetar i lirë edhe në Shqipëri, atëherë jam gati për çdo gjë.

Për sa i përket planeve për të ardhmen, Pecorelli tha: Siç e kam theksuar disa herë: në këtë drejtim synimi im është të themeloj një shoqatë për të mbështetur ata që, si në rastin tim, po përballen me krizë për shkak të punës. Tani jam me familjen, me 4 fëmijët e mi. Do të përpiqem t’i rikthehem jetës së përditshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.