Gara për kreun e SPAK/ Kush është Altin Dumani që përflitet se e mbështet Yuri Kim
Radha për të shpalosur platformën për drejtues të SPAK-ut para KLP-ës është e kandidatit Altin Dumani.
Për 30 minuta Dumani do të tregojë strategjinë e tij me syrin e drejtuesit të SPAK,
Është e dyta herë që Dumani që përflitet se është i preferuari Ambasadës amerikane garon për drejtues të SPAK-ut.
Po kush është Altin Dumani?
Altin Dumani është lindur në Shupenzë të Dibrës dhe njihet si “prokurori i pakompromis”.
Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e “jakave të bardha”. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë.
Gjithashtu ai ka drejtuar më herët prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda.
Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000.
Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



