Foto-Prokurori i kokainës së Durrësit/ “I preferuari” i Ramës zbarkon në KLP
Edvin Kondili është kandidati i tretë që garon për kreun e SPAK-ut dhe për për pak minuta do të dalë në intervistë para kLP-së, ku do të prezantojë strategjinë drejtuese.
Kondili është lakuar këto ditë si kandidati i preferuar i kryeministrit Edi Rama, për të cilin thuhet se është përplasur me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Edhe për Kondilin është hera e dytë që garon për qenë në krye të SPAK-ut.
Edvin Kondili ka eksperiencë si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka kaluar ndër të parët vetingut. Kondili ka hetuar shumë dosje sa i përket krimit të organizuar, mes tyre sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës.
Ka disa dosje të nxehta aktualisht, dhe disa ish-zyrtarë të lartë në lidhje me abuzimet me tenderët
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



