E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina bombardon Luhanskun e kontrolluar nga Rusia/ Tetë të vdekur dhe 23 të plagosur
Lajme

Ukraina bombardon Luhanskun e kontrolluar nga Rusia/ Tetë të vdekur dhe 23 të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe 23 u plagosën si pasojë e granatave të hedhura nga Ukraina kundër provincës së kontrolluar nga Rusia të Luhansk. Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim nga shërbimet e urgjencës.

Granatimet shkatërruan një ndërtesë në fshatin Landrativka dhe disa njerëz janë bllokuar në rrënoja, shtoi TASS.

Zyrtarët e mbështetur nga Rusia që përfaqësojnë Luhansk në Qendrën e Përbashkët të Kontrollit dhe Koordinimit, një organ monitorues i armëpushimit i krijuar për të monitoruar armëpushimin ndërmjet separatistëve pro-rusë ukrainas dhe forcave ukrainase pas vitit 2014 – thanë se Ukraina hodhi raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA kundër Landrativka në orën 04:10.

Përveç kësaj, kreu i “milicisë popullore” të Luhanskut ka shkruar në llogarinë e tij në Telegram se ka viktima në mesin e civilëve pas granatimeve të qytetit Svatove nga ushtria ukrainase mëngjesin e sotëm. Ai nuk dha asnjë informacion tjetër për ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.