Edvin Kondili kthehet pas në kohë/ Ja me cilën dosje pretendon të bëhet kreu i SPAK
Kandidati në garë për kreun e SPAK, Edvin Kondili gjatë prezantimit të kandidaturës së tij përpara KLP-së për kreun e SPAK u shpreh se dëshiron të drejtojë organin e akuzës pasi beson se ka eksperiencën e duhur.
Gjithshtu ai ka përmendur se ka hetuar kryesisht vepra që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.
“I jam përgjigjur thirjjes nga KLP për vendin vakant për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, kam aplikuar pasi kam vlerësuar të gjithë eksperiencën dhe kurajon për të drejtuar këtë institucion. Kjo është një fazë vendimtare për konsolidimin e prokurorisë së Posaçme, ku kërkon analizave të dobësive me qëllim për të nxjerrë përfundime për të ardhmen. Angazhimi im do të jetë maksimal nëse fitoj. Kam 18 vjet që ushtroj detyrën e prokurorit, 15-vite pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pas mbylljes së saj prokurorë në SPAK.
Gjatë këtyrre 18-viteve kam hetuar të gjitha veprat penale, por më tepër ato që lidhen me korrupsionin.Unë shkurtimisht përmedn faktin se veprat penale që kam përfaqësuar në gjykim kanë patur të bjën me trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e armëve dhe municioneve, grup të strukturuar kriminal, vrasje e funksiorit të policisë, si dhe vrasje brenda familjes”, deklaroi Kondili
Kam përfaqësuar dhe çështjes mjaft sensitive. Procedimi 176/1 i 2015 ku 11 të pandehur janë deklaruar fajtorë. Procedimi penal i hetuar së fundmi nga ana ime, procedim i vitit 2019, ku hetohen 44 shtetas, 42 prej të cilëve nën arrest me burg. Janë tregues i qartë jo vetëm në eksperiencën profesionale, por edhe ngarkesën. Te pjesa e platformës kam përmendur dhe një numër tjetër çështjesh penale, të cilat janë vlerësuar nga KLP edhe në fazën e kandidimit tonë për të qenë pjesë e SPAK, pra prokuror’, ka thënë Kondili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



