E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arjan Çani:Të mos luajmë kot me nacionalizëm se s’ka asnjë vlerë…
Lajme

Arjan Çani:Të mos luajmë kot me nacionalizëm se s’ka asnjë vlerë…

Gazetari Arjan Çani është shprehur se nuk e sheh vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë, si një pretendim të Athinës për territore shqiptare.

Në një intërvistë për gazetarin Çim Peka Çani u shpreh se Greqia nuk ka më orekse për territore shqiptare ndërsa Turqia nga na tjetër do të kundërtën.

“Greqia ka vite që nuk ka orekse. Ne ku ta gjenim të kishte orekse Greqia. S’ka fare. Orekse ka Turqia. Greqia ka vite të tëra që s’ka orekse, është tërhequr. Fjalia që sa herë ka krizë në Shqipëri, Greqisë i hapet oreksi, më duket pa sens, sepse ka vite të tëra që Greqia s’ka fare orekse. Po të kishte ku ta gjenim. Por disa hajvanë që e kanë kthyer nacionalizimin në biznes, të cilët thonë se ka pretendime për territorie, unë ve bast se sikur sot shqiptarët të ishin dakord me referendum t’i falim tokë Greqisë, Greqia do ta refuzonte. Të mos luajmë kot me nacionalizëm se s’ka asnjë vlerë“, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.