Shqiptarët që vuajnë dënimin në burgun e Kretës me thika e shtiza në qeli
Lista e plotë e sendeve të sekuestruara nga policia greke gjatë bastisjeve të qelive të shqiptarëve në Kretë (FOTO)
Ka dalë lista e plotë e objekteve të sekuestruara nga bastisja e qelive të 13 shqiptarëve në Chania të Kretës, në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se njëra prej qelive që është bastisur ka qenë e drejtuesit të dyshuar të “mafias në burgjet shqiptare”, Klaudian Lekotsai.
Kërkimet e befasishme u bënë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë të “Nikos” dhe “Armando” në sheshin Neo Smyrni, pasi dyshohet se mes të burgosurve që ishin objektivi i hetimeve policore është edhe porositësi i vrasjeve të dy shqiptarëve.
Klaudiani ka qenë dhjetëra herë në qendër të hetimeve të policisë për porositjet e vrasjeve dhe rastet e trafikut të drogës.
Ndërkohë pas kontrolleve të policisë, janë sekuestruar disa sende të paligjshme dhe lëndë narkotike, që përdoreshin nga të burgosurt.
Sendet e sekuestruara në burg:
- Fleta dhe fletore me shënime të shkruara me dorë
- 4 tehe metalike të improvizuara
- 3 brisqe metalike
- 2 thika të improvizuara
- 3 hella druri dhe shtiza të improvizuara
- 41 kapake metalikë
- 5.9 gram cannabis sativa dhe 1 cigare me përmbajtje duhan dhe cannabis
- 0.4 gram heroinë, 6 tableta narkotike
- 2 celularë me karta SIM dhe karikues
- 2 karta memorie Memory Stick
- 2 USB
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



