E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi zbulon skemën/ Si do përdoren paratë e rrugës në Fresk për fushatën e Veliajt
Politikë

Këlliçi zbulon skemën/ Si do përdoren paratë e rrugës në Fresk për fushatën e Veliajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vijuar denoncimin e tij për fillimin  e ndërtimit të rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë.

Gjatë një lidhjeje live me gazetarin Çim Peka, ai është shprehur se tenderi për ndërtimin e kësaj rruge arrijnë vlerën e 417 milionë lekëve dhe se fituesi i këtij tenderi duhet të shpallet më datë 9 janar në orën 10.00 të mëngjesit, por ndërkohë punimet kanë nisur që ditën e djeshme në këtë rrugë.

Ai hodhi akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se paratë e këtij tenderi do të shkojnë në buxhetin e bashkisë dhe do të përdoren për fushatë elektorale.

”Jam aktualisht në rrugën “Xhon Belushi”. Kam ardhur këtu me kërkesë të banorëve pasi është transmetuar në kronikat televizive kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që ka inaguruar nisjen e punimeve në këtë rrugë. Këtu jemi pasi po kryhet një vepër penale, shpërdorim detyre dhe vjedhje flagrante.  Për këtë rrugë kam dokumentat që tregojnë se punimet nuk duhet të nisin para orës 9 janar në orën 10.00 të mëngjesit kur do të shpallet edhe fituesi i këtij tenderi.

Ndërkohë rruga këtu po mbaron. Punimet po ndodhin me mjete të ndërmarrjes numër 2 të bashkisë së Tiranës. Ditën e henën do të shpallet fiktivisht fituesi i këtij tenderi. Sipas informacioneve që më kanë ardhur do t’i jepen fiktivisht kompanisë fituese dhe do t’ia kthejnë ato bashkisë së Tiranës për t’i hedhur ato në fushatë. Po bëhet gati një skemë për të vjedhur votat.

Tenderi  përfshijnë vlerën prej 417 milionë lekësh. 417 milionë lekë për një punë që ka bërë bashkia me punonjësit e saj. Kjo masakër dhe skemë vjedhje po përgatitet  të ndodhë në të gjithë Tiranën.

Në 8 vite ai s’është parë në asnjë vend të Tiranës ku janë kryer punime. Sot pas denoncimit tim ai ka ardhur dhe ka inaguruar këtë rrugë”, është shprehur ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.