E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha për Veliajn: Po përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet
Politikë

Berisha për Veliajn: Po përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet

Kreu i PD-së Sali Berisha ka risjellë në vëmendje dasmën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në kalanaë e Gjirokastrës, duke u thënë se u martua paratë e paguara nga vëllai me tenderat që i kishte dhënë po Veliaj

Sipas Berishës, tashmë Veliaj, përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet dhe po vjedh vetë direkt vetë në arkën e tij.

“Nuk është më pak demonstrativ, akti i pashembullt i Erion Veliajt. I cili pasi u martua në kalanë e Gjirokastrës, paratë e paguara nga vëllai me tenderat që i kishte dhënë po Veliaj.

Tani ai kalon në një akt tjetër.

Përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet. Ka vendosur të vjedhë direkt nga arka e bashkisë në arkën e tij.

Filloi ndërtimin dhe e trumbetoi me të madhe të rrugës ‘Xhon Belushi’.

Ndërkohë shpall tenderin që do mbyllej 20 ditë më vonë, më datën 9 janar, për asfaltimin e asaj rruge.

Çdo njeri do mendonte se ky është një tender i paracaktuar. Kjo ishte një vjedhje e tmerrshme.

Por jo, është më keq.

Nuk po ndërtonte një kompani private rrugën, por po ndërtonte bashkia. Më datë 9, Veliaj do shpallte veten fitues me një emër të ri. Dhe do fuste gjysmë milionë euro në xhep”, është shprehur Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.