Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri
tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri.
Sipas EMSC-së, lëkundjet ishin me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter dhe me thellësi 2 kilometra.
Konkretisht tërmeti u regjistrua në orën 7:23 dhe ishte me epiqendër 9 kilometra nga Bulqiza dhe 30 kilometra nga Tirana.
Nga këto lëkundje nuk raportohen dëme.
Ky tërmet pason lëkundjet e herëpashershme në vendin tonë që nga tërmeti i një nate më parë me epiqendër Xibrën e bashkisë së Klosit.
Ndërkaq, sizmiologët kanë deklaruar se këto tërmete nuk shkaktojnë dëme dhe nuk ka nevojë për të pasur panik.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



