E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Borë në Krujë, fshatrat pa energji elektrike
Lajme

Borë në Krujë, fshatrat pa energji elektrike

Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore ka mbuluar malet e Krujës. Bëhet e ditur se trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm, teksa rruga për në Qafë-Shtamë është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë si pasojë motit të keq, shumë fshatra janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave furnizuese.

Jemi në ditën e katërt ku Shqipëria po përballet me reshje shiu dhe dëbore si dhe erë të fortë. Bora ka lënë të bllokuar edhe shumë fhsatra të Dibrës, teksa ka bërë që rruga e Arbrit të mos jetë në funsksion të qytetarëve, të cilët do të duhet të qarkullojnë nga rruga e vjetër.

Shkodra dhe Lezha vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit, teksa sipërfaqja e tokës së përmbytur i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë të pushtuar nga uji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.