E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Audio e 21 janarit/ Artan Hoxha: Regjistrimin e bëri një vend aleat, e mbajnë si provë
Lajme

Audio e 21 janarit/ Artan Hoxha: Regjistrimin e bëri një vend aleat, e mbajnë si provë

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se audio-regjistrimin e 21 janarit që publikoi mbrëmjen e sotme, e ka bërë një vend aleat.

Hoxha nuk tregoi se cili vend ka bërë regjistrimin e bisedës së ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi me vartësit e tij, por deklaroi se ishte mbajtur si provë që nga viti 2011.

Në një intervistë me Thimi Samarxhiun, gazetari u shpreh se vendi aleat ia dha audio-regjistrimin për bërë leximin e ngjarjes.

“Pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet. Përveç shqiptarëve, aty kishte dhe diplomatë të huaj. Kishte njerëz shumë tek kualifikuar të vendeve aleatë nuk mund të rinin pa e parë këtë ngjarje.

Ata e kanë regjistruar këtë gjë dhe është mbajtur si provë. Më është vënë në dispozicion për të akorduar ngjarjet. Më është kërkuar të bëj mbivendosje, për të lidhur zërin me figurën. Jam tronditur kur e kam dëgjuar.

Aty kupton se çfarë ka ndodhur. Kjo është një provë e fortë që tregon se protestuesit janë vrarë me urdhër në intensitetin e protestës. Dhe kur njerëzit ishin lodhur. Ky material është regjistruar nga aletatët tonë.

Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes”, nënvizoi ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.