E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet dëshmia e 23-vjeçares së përdhunuar nga Dani Alves
Lajme

Zbardhet dëshmia e 23-vjeçares së përdhunuar nga Dani Alves

Legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, u arrestua të premten e kaluar, pas denoncimit të një vajze 23-vjeçare, e cila pretendon se është përdhunuar nga lojtari në ambientet e një lokali nate në Barcelonë më 30 dhjetor 2022.

“El Periodico” raporton se incidenti në banjë mes Alves dhe viktimës ka zgjatur rreth 15 minuta dhe kohëzgjatja mund të shihet në regjistrimin e kamerave të sigurisë. Sipas deklaratës, kallëzuesja dhe disa shoqe të saj janë ftuar nga futbollisti dhe një mik meksikan në një tavolinë VIP në lokal.

“Alves nisi menjëherë të na prekte të triave. Më pas nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere, mendova se aty ndodhej një tjetër zonë VIP”, shprehet fillimisht 23-vjeçarja. Më pas ajo ka treguar se Alves i ka pëshpëritur diçka në vesh, por ajo nuk e ka kuptuar.

“Dyshohet se ai i kapi fort dorën viktimës dhe e vendosi në organin e tij gjenital, një veprim që është bërë disa herë, pavarësisht kundërshtimit të 23-vjeçares. Alves e detyroi atë t’i ulej sipër, e hodhi në dysheme, e goditi me shuplakë dhe përfundoi aktin e tij”, thuhet në raport.

“Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë”, ka shpjeguar e reja që pretendoi se përdhunimi që ajo kishte pësuar ndodhi më 30 dhjetor. Dani Alves ofroi deri në tre versione të ndryshme të fakteve para gjykatësit.

Në deklaratën e Alves për gjyqtarin, lojtari pranoi, sipas “TV3”, se kishte qenë në klub, por pohoi se kishte qenë atje vetëm për një kohë të shkurtër dhe mohoi sulmin seksual. Një rrëfim që, sipas gjyqtarit hetues, bie ndesh me provat e mbledhura.

Siç raporton “TV3”, Alves ka deklaruar tre gjëra të ndryshme: së pari, ai tha se nuk e njihte vajzën të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht, më pas tha se e kishte parë, por asgjë nuk kishte ndodhur, para se në fund të pranonte tha se ishte ajo, që u hodh mbi të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.