Erion Veliaj: Tek piramida punojnë indianë!
Aq shumë kantierë ka Tirana sa s’del stafi!
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e ka quajtur diçka të jashtëzakonshme numrin e kantiereve të ndërtimit në Tiranë. Ai thotë se numri i tyre është aq i madh në kryeqytet sa nuk plotësohet as me staf.
Kështu Veliaj ka deklaruar se tek kantieri i ndërtimit të piramidës dhënë oligarkut Shkëlqim Fusha për mbi 12 Miliard Lekë nga taksat e qytetarëve, janë duke punuar një grup punonjësish indianë.
”Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Ju ftoj të shkoni tek piramida e Tiranës, në fakt e gjithë skuadra që po punon atje janë nga India. Sepse aq shumë kantiere ka në Tiranë sa nuk del dot stafi”,-thotë Veliaj.
Pra filozofia është e thjeshtë, oligarkët pastrojnë paratë e qeveritarëve dhe paguajnë punonjës të huaj me gjysmën e shumës që do paguanin ata shqiptarë duke i zëvendësuar këta të fundit me “të ardhur të lirë” për të cilët as nuk i deklarojnë në shtet me qëllim për të kursyer. Erion Veliaj e konsideron këtë si diçka të jashtëzakonshme…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



