E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miku amerikon  i FBI-së  McGonigal dhe OLEGU rus
Lajme

Miku amerikon i FBI-së McGonigal dhe OLEGU rus

Adriatik DOSTI

…Me duket se shkuam per vetulla e nxorrem syte me ata kodosh Satelitesh…na nxorren zbuluar e pa breke fare me duket…po i thoshte sot heret ne mengjes teksa pinin kafene e sabahut Rama – Fuges…

Ne kujtuam se mileti po u merrte me cmendurine tone e po na linte rehat prej atyre Inceneratoreve te Monikes qe na dalin ne enderr si me qene Gogoli vete…por ahaaa s’paska qene e thene o Fuge joooo…s’ka fat i miri ore joooo…

Hop jaku na doli ajo pastruesja Rozeta dhe ajo ”shefja” e Ben Ahmetit …dhe s’ka bythe kerkushi tu dali per zot gjysem milione euro-dollareve…

Lere – lere …i thote Fuga… gjasme si me shaka …vaj halli ta kishim ti, une…Belinda apo Damiani ate Rozeten pastruese…s’do kishte SPAK te na merrte dot ne ngarkim as ne e as ”ngarkesen ” tone…

…Ne sikur e nisem mire kete jave mor burre….per ma nalt sic thote edhe Ulsiu…ai koke katruvja Tan Hoxha na i derdhi Sheqerin tek kembet…ja ku e keni kaseten e audio – pergjimeve te 21 janarit na tha…cojeni ne Spak … dhe harrojeni Rozeten e Alda Klosin…

U tha u be…Tao me Ulsiun bene detyren e ngarkuar…por prape s’paskesh qene e thene te kete fat i miri ore jooooo….

Ja ku na plas bomba e si rrufe ne qiell te paster na mbin ai kodosh amerikani i FBI….e na ben mut fare…

Dhe ”gojet e liga” thone se ai shoku amerikan …Mc Gonali …s’na paska qene thjesht vizitor tranzit ne Shqiperi ore milet joooo…

Ai na qenka si ato Matrjoshkat ruse…hap nje e del tjetra…tjetra e me radhe ose sic thote populli…si puna e atij thesit te miellit qe sa here ta shkundesh a ti biesh me shkop po tym e pluhur te bardhe nxjerr…

…Po ky shoku na paska edhe nje biznes te tijin ne mes te Tiranes…

Po ky zotnia me porosi, urdher e dijeni te Rames paska marre cash prej shqiptaro-amerikanit A.Neza edhe 225 mije dollare per te lobuar ”per parate e pista ruse” ne PD e Bashes…

Po ky amerikani i FBI eshte paguar po nga shqiptaret e Tiranes e te Prishtines per favore personale biznesi…dhe lobime politike ne favor te tyre…

Po ky amerikani na qenka shpallur edhe Qytetar Nderi i Tropojes [ ???]…madje ne kete eveniment ka edhe fotografi me Ministrin e Rames …Damian Gjiknurin…

Po ky zotnia na paska ardhur ne Tirane disa here dhe eshte takuar koke me koke me Ramo-vicin tone…kane drekuar e darkuar se bashku disa here e kane llafosur shtruar e gjere e gjate per se kane dashur…

Po ky amerikani i FBI ka udhetuar si shume shpesh pergjate periudhes 2016-18 ne aksin Tirane – Podgorice- Shkup- Prishtine ku eshte takuar me politikane e biznesmene te ketyre vendeve…

Po ky zotnia na del se e ka ”keshilluar miqesisht …por edhe profesionalisht” Ramo-vicin tone qe te bej shume kujdes ne dhenien e licencave per fushe kerkimet e cpimet e Naftes ne territorin e Shqiperise …dhe te jete me i vemendshem ne lidhjet me ruset ne kete drejtim…

Po ky shoku nga pertej Atllantikut …ka udhetuar prej New Yorkut e Uashingtonit drejt Tiranes e Rames me avion, ka ngrene e ka pire …ka fjetur ne hotele lluksoze …e kerkundi nuk del se kush i ka paguar keto shpenzime jo te vogla te tij…

Po ky zotnia pas kesaj na paska mbajtur kontakte te gjata e te vazhdueshme me kryeministrin shqiptar…dhe jane ”keshilluar”si shume shpesh me njeri tjetrin si ne token amerikane po ashtu edhe ne ate shqiptare…

Si Rama e si Mc Gonigal e kane pranuar publikisht se kane qene miq te afert me njeri tjetrin e jane takuar disa here mes tyre…per ”probleme te ndryshme” rajonale e boterore [???]….

Por…me nje ndryshim…qe shqiptari Rama qe s’pranon ta mbaje kurre te ”keqen” prane vetes …ne castin e duhur e beri dalje mikun e tij te larte amerikan…teksa deklaroi po publikisht se …ne fund te fundit pergjegjesia eshte personale…ne se ai i ka bere te gjitha keto qe thoni ju…le te pergjigjet atje ne vendin e vet perpara drejtesise… ndaj dhe kjo qe thoni ju s’ka fare lidhje me mua…

…Dhe verte sa here qe Rama kapet me presh ne dore e sa here qe i bie bytha ngushte …pergjegjesine e fajet i klasifikon si personale e i mban sa me larg tij…se ne rastin e Saje Qorrit…Terit te Inceneratoreve…Rovenes se peshkut…Tushes se kanaleve ne Lushnje…etj etj…

Ose sic thote po vete ai ”aq bukur e mencurisht”…nese dikush ka ngrene molle e dardha pas shpines sime e te Partise sone…le te pergjigjet AI ose AJO e jo UNE…

He mo ti amerikoni i FBI e kuptove tani se cfare shoku paske patur…e more vesh tani se ne c’derrase te kalbur kishe shkelur…apo sic themi ne shqiptaret e more vesh tani se ne c’lloj Muti shkele…mbaji eren tani e mbrapa….dhe dhente zoti e nese ka tamam drejtesi …takoheni serisht e vazhdoni ta mbani ende miqesine tuaj atje ”ke vendi” atje ku po te ra Sapuni ne toke …e hongre dhe te gjeti belaja !

A.R.D

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.