E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sondazhi: Të rinjtë shqiptarë janë të papërgjegjshëm dhe nuk duan të punojnë
Lajme

Sondazhi: Të rinjtë shqiptarë janë të papërgjegjshëm dhe nuk duan të punojnë

Rreth 55.3% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë e moshës 20 vjeç, janë të papërgjegjshëm për të ndërmarr veprime të duhura. Këtë mendim e kanë më së shumti të moshuarit, të cilët e shohin gjeneratën e re si jo aktiv në marrjen e vendimeve.

Duke nisur nga grup mosha 65-75 vjeç, 65.1 % e tyre, i konsiderojnë të rinjtë të papërgjegjshëm. Kurba vjen në zbritje deri tek grup mosha 18-24 vjeç, ku 24.2 % e tyre mendojnë se të rinjtë janë të papërgjegjshëm.

Ndërkohë sa i përketë punës, 57% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve nuk do të punojë. Ata mendojnë se të rinjtë nuk kanë dëshirë të punojnë nisin nga grup mosha 25 deri në moshën 34 vjeç me 53.2%. Madje dhe një pjesë e mirë e të rinjëve mendojnë se bashkëmoshatarët e tyre nuk duan që të punojnë.

Këto matje janë bërë sipas një sondazhi të Euronews Albania, ku shihet qartë një mungesë besimi dhe shprese të brezi i ri. Shumica e shqiptarëve mendojnë se gjenerata e re ende nuk është e aftë dhe e pjekur që të bëjë diçka ndryshe për këtë vend, duke nisur nga puna e deri te vendimet e rendësishme të jetës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.