E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi i Alibeajt cakton  kandidatin e Vaut të Dejës dhe Patosit për zgjedhjet vendore
Publik News

Grupi i Alibeajt cakton kandidatin e Vaut të Dejës dhe Patosit për zgjedhjet vendore

Grupi i Alibeajt ka caktuar dy kandidatë të Partisë Demokratike për zgjedhjet  e 14 majit.

Mëngjesin e sotëm janë zbuluar dy kandidate të tjera të grupit të vulës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet fjalë për dy gra. Klomentina Drini është kandidatja që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore në Vaun e Dejës, ndërsa Patosin e përfaqëson Pranvera Rizai.

Klomentina Drini

Gjatë viteve të fundit Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushën e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale.

Pranvera Rizai

Ndërkohë, Rizai është me profesion mësuese. Ajo është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak.

Së fundmi Rizai ushtron profesionin e saj pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos.

Më parë, Alibeaj ka prezantuar Agron Kapllanajn për Mallakastrën, Ilir Koxhajn për Kuçovën, Naim Gazideden për Dibrën, Sandër Markun për Lezhën, Dritan Sulën për Dimalin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.