Çështja “McGonigal”/ Futet në rend dite kërkesa e Alibeajt për interpelancë urgjente me Ramën
Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, për skandalin McGonigal.
Kujtojmë se në seancën e shkuar parlamentare pati shumë debate dhe tensione, pasi PD kërkoi që të ndryshohej rendi ditës dhe që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në seancë për të diskutuar për çështjen e McGonigal.
Seanca u mbyll me përjashtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, për shkak se bllokoi foltoren e Kuvendit duke mos pranuar që seanca të vijojë pa u ndryshuar rendi i ditës dhe që Rama të përgjigjej për skandalin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



