E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Vazhdojnë pagesat e paligjshme të inceneratorëve
Politikë

Meta: Vazhdojnë pagesat e paligjshme të inceneratorëve

Alarmin i ngritur nga  kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili tha në një intervistë me Alba Alishanin se kjo aferë është e mirëdokumentuar në të gjitha aspektet.

Ai deklaroi se ndonëse puna nuk po bëhet si duhet dhe skandali ka dalë në dritë, pagesat e paligjshme për inceneratorët nuk kanë ndaluar.

“Ish-LSI dhe Partia e Lirisë kanë qenë pararendëse për të zbardhur aferën e shekullit. Kjo është një histori që daton që në shkurt apo mars të vitit 2021. Në mënyrë të vazhdueshme Partia e Lirisë apo ish-LSI ka bërë shumë hapa para drejtësisë, e cila ka ecur me një vonesë të jashtëzakonshme duke relativizuar përgjegjësinë e personave kryesorë në këtë çështje. Me investigimin e fundit të bërë publik nga Kryemadhi është e qartë se në krye të këtij mashtrimi është Edi Rama.

Kjo është një aferë e mirëdokumentuar në të gjitha aspektet. Në vazhdimësi pranë Partisë së Lirisë vijnë informacione jo vetëm për këtë aferë. Pagesat e paligjshme vazhdojnë dhe është alarmante që të ndërpriten menjëherë nga institucionet e drejtësisë. Informacionet vazhdojnë të shtohen brenda dhe jashtë vendit, jo vetëm për këtë aferë, por edhe për afera të tjera”, theksoi Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.