E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Edi Rama është nën thirrje nga drejtësia amerikane
Publik News

Manjani: Edi Rama është nën thirrje nga drejtësia amerikane

Për Ylli Manjanin, Edi Rama është nën thirrje nga drejtësia amerikane.

Duke folur në ‘A show’ me Adi Krastën, Manjani është shprehur se këtë gjë Edi Rama nuk e ka nën kontroll dhe kjo po ja bluan eshtrën.

‘Edi Rama është kapur në flagrancë. Ky është rasti për të thënë, se përgjegjësia është individuale, ky është individi përgjegjës. Nuk ka askush nga pas kurrizit që ha dardha. Edi Rama thotë akuza e drejtësisë amerikane.

Përgjegjësi individuale, e drejtpërdrejtë, tullë në kokë, në lule të ballit, ja ku e ka. Është nën thirrje nga drejtësia amerikane për tu vënë nën betim për të dëshmuar.

Unë nuk jam nga ata që them se kush duhet të futet në burg e kush duhet jo. Barazinë para ligjit duhet ta themi, pse ai tjetri merret në akuzë dhe ky jo.

Këtij i ka dalë në të gjithë botën qëndrimi, e di e gjithë bota.

Nëse ka gjë që ja bluan eshtrën është fakti se nuk e ka nën kontroll gjënë, ia ha xhanin’, – u shpreh Ylli Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.