E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj 700 MILIONË LEKË nga taksat e popullit oligakëve Caushaj
Publik News

Veliaj 700 MILIONË LEKË nga taksat e popullit oligakëve Caushaj

Mbi 714 Milionë Lekë pa TVSH është vlera e një tenderi të fundit të Bashkisë Tiranë dhënë kompanisë L.T.E Construction për rregullimin e rrugëve të Shkozës.

Fitues i kësaj procedure tenderimi publik është shpallur kompania e Ilir, Erjon dhe Artur Caushajt, ndërkohë që tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence pasi janë skualifikuar nga gara 15 kompani të tjera.

Arsyeja kryesore e skualifikimit të operatorëve të tjerë pjesëmarrës nga gara është mosdeklarimi i targave të fadomave apo ekskavatorëve.

Kryebashkiaku çuditërisht është zotuar zellshëm për të rregulluar rrugët e kryeqytetit vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Dhe për habinë tuaj afati i përfundimit të punimeve për këtë tender është muaji Maj, muaji kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Rastësi? Absolutisht! Një lëvizje strategjike e hapjes së thesit të parave publike, taksave të qytetarëve në prag zgjedhjesh: “Më jepni votën, t’ju jap rrugën”. Veliaj kërkon mandatin e tretë në krye të Tiranës, ndërkohë që qytetarët e Shkozës para kamerave të mediave kanë deklaruar se kanë një jetë pa patur rrugë si ato që reklamon kryebashkiaku në Facebook-un e tij.

PAMJE NGA RRUGËT E SHKOZËS PAK MUAJ MË PARË, NDËRKOHË ERION VELIAJ KRYEBASHKIAK

Rezulton se Caushajt janë klientë të Bashkisë Tiranë dhe kanë një përfitim nga pushteti vendor prej mbi 2.6 Miliardë Lekësh si konkurrentë të vetëm në procedurat e tenderimeve publike. Ata po ashtu kanë fituar tendera në bashkëpunim me “Ante Group” të Gjysho Merkos, një tjetër klient i Veliaj, pronar i kullës Lion Gate Park tek Rruga e Elbasanit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.