Solli makinën për vrasjen e Briken Sanajt, ky është Gjelosh Krasniqi që u arrestua në Pejë
Më 30 tetor në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë u vra Briken Sanaj.
Ngjarja ndodhi në momentin kur po dilte nga parkingu i banesës së tij, teksa atentati ndaj Sanajt ka qenë menduar e planifikuar në Belgjikë.
Mbrëmjen e djeshme në Pejë, u arrestua Gjelosh Krasniqi, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për vrasjen e Briken Sanajt. Bashkë me Krasniqin është arrestuar dhe personi që e ka strehuar të riun.
Ndërkohë në kërkim nga policia është Vladimir (Valmir) Kola, në rolin e ekzekutorit dhe Kened Antoni 25 vjeç, lindur e banues në Pejë i cili ka sjellë mjetin bashkë me Gjeloshin që u arrestua sot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



