E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
44 deputetë kërkojnë  Ramën në Komision/ Boçi:Rama do të vijë si çeço, në Komisionin Hetimor”
Lajme

44 deputetë kërkojnë Ramën në Komision/ Boçi:Rama do të vijë si çeço, në Komisionin Hetimor”

Deputeti Luçiano Boçi ka njoftuar dorëzimin e kërkesës  së 44 deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj kryeministrit Rama për çështjen McGonigal.

I pyetur për lëvizjen e opozitës nëse refuzohet nga mazhoranca ngritja e Komisionit Hetimor për kryeministrin Rama, deputeti Boçi u shpreh se do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Sigurisht, edhe rastin e Komisionit të parë për “Charterat”, edhe rastin e dytë për çështjen McGonigal, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuesë në rast se nuk pranohet ngritja e Komisionit”, tha Boçi.

Lidhur me paralajmërimin e Ballës për mospranimin e Komisionit Hetimor, Boçi tha se rregullorja e parashikon se kur 1/4  e deputetëve mbledhin firmat, mund të ngrihet komisioni.

“Këtë herë nuk mund të shpëtojë dhe do vijë si “çeço” të dëshmojë”, ka thënë Boçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.