E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ndalon një tjetër pastruese për vjedhje
Lajme

Policia ndalon një tjetër pastruese për vjedhje

Një tjetër pastruese është vënë në pranga pasi ka vjedhur disa shuma parash në një banesë.

Pastruesja e vendosur në prangat e policisë për grabitjen e një shumë prej mbi 2 mijë euro është identifikuar si Elida Kodra.

para te grabitura elida kodra

Ajo grabiti në shtëpinë e shtetasit me iniciale Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, një shumë prej 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Policia njofton se ka sekuestruar 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj. 

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj”, njofton Policia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.