E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeni nxjerr zbuluar trafikantin shqiptar, i gjen kokainën e fshehur në një tenxhere…
Bota

Qeni nxjerr zbuluar trafikantin shqiptar, i gjen kokainën e fshehur në një tenxhere…

Një i ri shqiptar 22 vjeçar u arrestua natën e shkuar në flagrancë nga policia në Nereto të Italisë.

Patrulla policore kishte nisur kontrollet kundër narkotikëve në zonë, ndërsa pikasën të riun shqiptar duke i dhënë një zarf një personi tjetër lindur dhe banues në Val Bibrata.

Më pas, policia nisi aksionin për ndalimin e tij dhe me anë të qenve antidrogë, kanë zhvilluar kontrolle në banesë, ku kanë zbuluar 25 gram kokainë dhe 19 gram marijuanë të fshehura jashtë banesës në një tenxhere në pjesën e kopshtit percjell oranews.
Në shtëpi janë gjetur edhe dy peshore si dhe 2790 euro para të gatshme si dhe një tabletë dhe 4 smartfone dhe telefona celularë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.