Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel, qytetarët: Faktet dolën, jep dorëheqjen
Disa ditë pas publikimit të çështjes “McGonigal”, ku janë zbuluar lidhjet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, qytetarë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, kanë dalë në protestë pranë shtëpisë së kreut të qeverisë në zonën e Surrelit.

Dhjetra të rinj janë mbledhur në rrugën që të çon drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, ata i bëjnë thirrje kreut të qeverisë që të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Ky tubim vjen disa ditë përpara protestës së 11 shkurtit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



