Propagandë në prag zgjedhjesh/ Rama “zgjohet” me pamjet nga spitali i Lezhës
Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë pamjet e projektit të transformimit të Spitalit Rajonal të Lezhës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i Qeverisë shkruan për finalizim të standarteve më të mira spitalore në qarkun e Lezhës.
“Mirëmëngjes dhe me projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës, që i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



