Si mund të rrëzohet Rama?/ Nuk përmbahet Bushati: Me kallashnikov si në ‘97
Analisti Andi Bushati ka zbuluar mënyrën se si mund të largohet kryeministri Edi Rama nga qeveria.
Në një intërvistë për gazetaren Erla Mëhilli ai tha se mënyra e vetme që Rama të ikë nga pushteti është nëpërmjet revolucionit, ashtu sikurse në vitet ’97.
“Ose siç kemi rikthyer demokracinë në 97 nga një diktator si Sali Berisha, me kallashnikov në dorë. Rikthyem demokracinë me kallashnikov në dorë”, u shpreh ai.
Sipas Bushatit, qeveria mund të rrëzohet me protesta të vazhdueshme, konstante dhe popullore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



