E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj hedh 2 MILIARD Lekë për vota para zgjedhjeve
Politikë

Erion Veliaj hedh 2 MILIARD Lekë për vota para zgjedhjeve

T’u blesh votat qytetarëve me taksat e tyre… Është kjo filozofia që ndjek pushteti qendror dhe lokal në prag zgjedhjesh. Në mënyrë të frikshme, ai që po e zbaton më së miri këtë skemë është kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

”I pagëzuar” me nofkën “kryetari me gropa” për shkak të lënies së rrugëve të Tiranës në gjendje si sipërfaqja e satelitit të Tokës, Hënës, Veliaj po hedh shuma të mëdha “në formë korruptimi për vetë ata” me taksat që i vjel banorëve të kryeqytetit.

Kështu në prag të zgjedhjeve lokale, kryetari ka hapur një tender me vlerë mbi 2 Miliard Lekë për rregullimin e rrugëve të fshatit Shën Mëri, të Tiranës

2 Miliard Lekë nga taksat e qytetarëve që detyrojnë këta të fundit t’i nënshtrohen pushtetit dhe sigurimi i më shumë votave nga oligarku që do fitojë tenderin i cili me influencën që ka në kompaninë e tij do detyrojë punonjësit të votojnë Erion Veliajn.

Një formë shantazhi që mban prej vitesh “të lidhur” shqiptarët, e dërguar me mesazh kundrejt banorëve të fshatrave të Tiranës për ta votuar. “Më jepni votën t’ju jap rrugën” është motoja që synon të shtyjë edhe 4 vite të tjera qeverisje me një skemë që nga Mesjeta në Tiranë e rrethinat e saj.

Nëse Veliaj propagandon një ”pedonale” prej 200 metrash mes “Rrugës së Kavajës” dhe “Rrugës së Durrësit” duke e shitur si zhvillim të kryeqytetit, kontradikta ndodh në fshatrat e Tiranës, aty ku prej vitesh nuk ka zbritur politika për t’u siguruar banorëve rrugë apo furnizim me ujë.

Veliaj synon mandatin e tretë pas 8 vitesh në krye të Bashkisë së Tiranës dhe këto pamje që do ju paraqesim më poshtë janë gjendja aktuale e rrugëve të fshatit Shën Mëri.

Kujdes nga propaganda miq, dëmton rëndë perceptimin tuaj në të gjykuar! Rruga le të bëhet ju gjykoni me mend në kokë më 14 maj kur të votoni…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.