Mazniku : Nuk ndërtojmë dot metro, kushton shumë
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka folur mbrëmjen e sotme për trafikun e rënduar të Tiranës dhe për ndërtimin e një metroje që mund ta minimizojë atë.
Mazniku tha në emisionin “Bardh e Zi” se bashkia nuk ka në plan të ndërtojë metro.
Kjo pasi ndërtimi i metrosë kushton shumë dhe shifra është e papërballueshme.
“Metro nuk ndërtojmë dot, 1 kilometër metro kushton 250-300 milion euro, shifër e papërballueshme”, theksoi ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



