E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Ilir Meta reagon për sulmin në xhaminë e Egjiptit
Bota

Presidenti Ilir Meta reagon për sulmin në xhaminë e Egjiptit

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një letre   i është drejtuar  homologut të tij , Abdel Fattah al-Siss, duke i shprehur  ngushëllimet për tragjedinë në Egjipt.

“Dënoj me forcë këto akte barbare terroriste.Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën normale. Unë me popullin shqiptar jemi me popullin egjiptian në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Meta, në letrën drejtuar homologut egjiptian.

Sipas mediave ndërkombëtare ,të paktën 235 persona që kanë humbur jetën, si pasojë e bombës së hedhur dhe breshërive të plumbave, gjatë mbajtjes së lutjes së të premtes.

Numri i të plagosurve është mbi 100 ndërsa ministri i Shëndetësisë në Egjipt është shprehur se numri i të vdekurve mund të rritet akoma më shumë.

Sulmi në Egjipt nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë terroriste deri më tani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.