E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u lirua nga burgu Dan Hutra?
Lajme

Si u lirua nga burgu Dan Hutra?

Apeli ka refuzuar ti ndryshojë masën, ndërsa gjykata e shkallës së parë e ka dënuar me disa muaj burg. Ky dënim është shlyer me kohën e paraburgimit teksa ai ndodhej në process dhe sapo është dënuar ka lënë qelitë pasi e ka shlyer me afatin e paraburgimit.

Gjyqtari Gerd Hoxha liroi nga burgu Danin qe vrau 3 gra e plagosi po kaq.
Apeli e la ne burg, Gerd Hoxha e liroi ne shkalle te pare.

Gjyqtari Gerd Hoxha ka vendosur lirimin e Dan Hutrës:
1.Pranimin e kërkesës.
2.Shuarjen e masës së sigurimit personale “arrest me burg” ndaj të pandehurit Dan Hutra, dhënë me vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak se koha e vuajtur në paraburgim është më e madhe se dënimi i dhënë 8.02.2023. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër penale.

Mirëpo nuk mbaron me kaq.

Edhe pse Gjykata e Tiranës mori një vendim të gabuar, ai u rëndua nga Apeli, që mbi të gjitha sot pretendon të kundërtën. Ne dokument shkruhet e zeza mbi të bardhë dhe lexohet që ishte vendosur lirimi i monstrës nga burgu, në një komunimin për mediat, Apeli pretendon të kundërtën. Sipas tyre, edhe në Apel, nuk është pranuar lirimi i tij, por shtuan se nuk dinë çka ndodhur në Gjykatat e shkallëve të tjera.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal. Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi: – Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”. Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion. Tiranë, 01.03.2023

Pra, ishte drejtësia ajo që vrau 3 gratë sot dhe plagosi të tjerat, e gjitha në një kohë që shumë të tjera kanë vuajtur në shkuar nga një monstër, nga një vrasës serial. Përgjegjësia është e tyre, sot kanë marrë jetë njerëzish. Të paktën kësaj here mos të gabojnë më!

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra,  i dyshuar për kryerjen e veprëse penale“Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

  • Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra,i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

Tiranë, 03.01.2023

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.