E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë, qarkullonte me armë zjari, blutë  prangosin  39-vjeçari
Lajme

Vlorë, qarkullonte me armë zjari, blutë prangosin 39-vjeçari

Policia e  Vorës në kuadër të operacionit policor të kduar “Rrethi” ka bërë të mundur arrestimin e një 39-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Shtetasi S.P u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, ku pas kontrollit të policisë, në kroskotin e automjetit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.

Operacioni, falë inteligjencës informative të administruar nga Komisariati i Policisë Vorë.

Mbante një armë zjarri pistoletë, në kroskotin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Vorë.

Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.