Rama e emëroi Zëvendësministër i Financave, por para pak kohësh Endrit Yzeiraj ishte kundër Amnistisë Fiskale
VIDEO e aktivistit të ‘Nisma Thurje’
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla mobilizon grupin parlamentar për miratimin e Amnistisë Fiskale, emërimi i ri në institucionin e politikave edhe fiskale mundet të bëjë qesharake vetë nismën.
Në linkun e mëposhtëm mund të dëgjoni çfarë deklaronte 7 muaj me parë zv. Ministri i ri i Financave në kanalin Euronews Now.
Në një prononcim publik të vetëm shtatë muajve më parë, fjalitë e thurura nga Endrit Yzeiraj i ngjanin atyre të opozitës së përfaqësuar nga Foltorja.
“Shqipëria s’mund të jetë vend i krimit”, do të deklaronte Yzeiraj duke e lidhur tentativën e Qeverisë Rama me qëllimin e mbrapshtë të pastrimit të parave të krimit të organizuar.
Me një gjuhë ekonomike shumë minimaliste, me fjali shabllone të tipit politik, Yzeiraj i shtatë muajve më parë sulmonte atë që konsiderohet si një nga nismat qendrore të sesionit të ri parlamentar.
Sot Yzeiraj ulet në karrigen e Zëvendësministrit, nga ku duhet të mbrojë edhe këtë nismë të qeverisë.
Përfaqësues të Ministrisë së Financave pritet dhe e kanë detyrë funksionale të mbrojnë dhe argumentojnë nismën kur ajo të shyrtohet në komisionet e përhershme parlamentare.
Karrigia ku u ul sot Yzeiraj i Nismës Thurje dhe deri të paktën para 7 muajve, i luftës kundra qeverisë, do na dëshmojë se Yzeiraj me siguri e ka kuptuar sa i paditur ka qenë 7 muaj më parë.
Për këtë duhet të bëjë diçka publikisht, përpara se të fillojë prezantimin dhe mbrojtjen e nismës që ai 7 muaj më parë e etiketoi si aksion në shërbim të pastrimit të parave dhe krimit.
Në Komisionin e Ekonomisë, apo ku ta konsiderojë të arsyeshme, duhet që fillimisht të falenderojë Ramën që i hapi sytë dhe e bëri të reflektojë e të kuptojë sa budalla ka qenë kur dilte rrugëve apo televizioneve dhe ju fliste budallallëqe shqiptarëve.
Të pranojë që deri të paktën 7 muaj më parë ka qenë i gënjyer dhe kishte hyrë në rrugë të gabuar.
Yzeirajt i duhet një autokritikë e ndjerë pubkike në ditën e parë të punës. E ka detyrim kaq gjë. Mbase pas kësaj do fillojë ta marrë dikush seriozisht
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



