E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrollet në vilën e Ahmetajt/ Berisha i “drejton gishtin” Ramës: Nuk shpëton dot nga afera e djegësave
Politikë

Kontrollet në vilën e Ahmetajt/ Berisha i “drejton gishtin” Ramës: Nuk shpëton dot nga afera e djegësave

Ish-kryeministri Berisha tha sot se pavarësisht kontrolleve që janë bërë ditën e djeshme në shtëpinë e partneres së Arben Ahmetajt, Rama është përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve.

“Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj. Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme. Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “duke njohur çështjen, Arben Ahmetaj nuk ka vendosur firma në djegësin e Elbasanit, nuk ka vendosur firmë në djegësin e Tiranës, por në djegësin e Fierit dhe Elbasanit, Ahmetaj në vlerësimin tim është përgjegjësi numër 4, pas Ramë, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt. Ahmetaj është njeriu që me kryeministrin kanë mobilizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për djegësat. Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave nuk preket pa firmën e Ministrit të Financave. Ahmetaj thotë “më janë bërë presionet më të jashtëzakonshme”. Të bëhet i penduar dhe t’ia thotë drejtësisë. Thuhet se Rama i ka bërë presione të tmerrshme për të firmosur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.