Ishte në Karaburun me guidë, 64-vjeçarja humb kontaktet me grupin për shkak të mjegullës
Një 64-vjeçare ka humbur mbrëmjen e sotme në Karaburun. 64-vjeçarja me iniciale D.E dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turistike.
Kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj nga deti dhe toka.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



