E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur do të vijë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë?
Flash

Kur do të vijë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë?

David J. Kostelançik është diplomati që pritet të zëvendësojë ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pas largimit të saj nga Shqipëria me përfundimin e mandatit.

Gazetari Roland Qafoku ka treguar ditën e sotme pse në qershor emri i Kostelançik do t’i paraqitet Komisionit të Jashtëm në Senatin amerikan dhe nëse do të miratohet do të vijë në vendin tonë në shtator.

“Ambasadorët amerikanë kanë qenë prezent në të gjitha evenimentet, festat dhe nuk është e rrallë. Edhe zonja Kim, në kohën që i ka mbaruar mandati, por vazhdon punën e saj në ambasadën amerikane, ajo ka qenë aktive dhe e kujdesshme për të qenë në festat fetare dhe zyrtare. Është normale.

Lajmi është që në qershor, sipas informacioneve që kam, në Komisionin e Jashtëm në Senat do paraqitet emri i David Kostelançik. Ai do miratohet dhe në shtator fillon punë. Në shtator ambasadori i ri do jetë në Tiranë”, theksoi ai.

Kujtojmë se Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka propozuar Senatit emrin e David J. Kostelançik, si kandidat potencial për të zëvëndësuar ambasadoren Yuri Kim në Shqipëri.

Zëvendësesi i mundshëm i Yuri Kim është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.