E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga dy shqiptarë në Milano për drogë
Lajme

Në pranga dy shqiptarë në Milano për drogë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi kontrolli në banesën ku rrinin u zbuloi një sasi kokaine dhe 1 mijë euro të fshehura në kuzhinë.

Mediat italiane raportojnë se në pranga u vunë dy shqiptarë, 41 dhe 42-vjec, në Milano, të cilët po mbaheshin nën vëzhgim.

Agjentët e policisë e bllokun shqiptarin 41 vjecar, pak pasi kishte dalë nga banesa, pas sinjalizimeve te fundit që kishin marrë lidhur me aktivitetin e dyshuar të tij.

Por në kohën që i janë afruar, shqiptari, duket ekspert në artet marciale reagoi me shpejtësi duke i plagosur dy agjentët. Por nuk mundi të shpëtonte, pasi shpejt u vu në pranga.

Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti drogë dhe euro, Por në kohën që bëhej kontrolli shoku tjetër i shqitarit hyri në shtëpi, pa e ditur se aty ishin karabinerët. Ai u prangos dhe u cua në polici. Të dy rezultojnë me precedentë dhe të dyve u kishte skaduar pasaporta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.