Zgjedhjet e 14 majit/ Tërhiqet nga gara kandidati i Alibeajt në Kurbin, Korçë dhe Librazhd
Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës së kandidatëve që dorëhiqen i shtohet edhe Genc Doçi, kandidati bashkisë Kurbin.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale ku njofton se nuk do të jetë kandidat për zgjedhjet e 14 majit.
‘Unë nuk do jem kandidat për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023… Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë, e kam ndjerë çdo ditë në takimet e shumta që kemi bërë bashkë!’, shkruan Doçi në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



