E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Paloka: Alibeaj s’ra dakord as brenda grupit të tij. Nuk arriti të gjente kukulla që t’i përdorte si lolo!
Flash

Edi Paloka: Alibeaj s’ra dakord as brenda grupit të tij. Nuk arriti të gjente kukulla që t’i përdorte si lolo!

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 deputeti Edi Paloka foli për situatën politike në vend duke u ndalur edhe tek zgjedhjet e 14 majit.

“Kemi takime të përditshme, edhe gjithë strategjia e fushatës do të përqendrohet tek takimi direkt me qytetarët. Dihet tashmë që pjesa më e madhe janë të blerë nga Rama dhe jemi të detyruar që të kemi kontaktin direkt me qytetarët. ndërkohë edhe Berisha është gjithë kohën në takime me kandidatë, ku përveç takimeve paraqet edhe qëndrimet politike. Këto zgjedhje kanë një vlerë shumë të madhe. Për opozitën është edhe një trampolinë për zgjedhjet parlamentare. Rama ka ushtruar të gjithë presionin e tij për të marrë në dorë të gjitha pushtetet”, tha Paloka.

Gjatë bisedës në studio, Paloka tha se qëndrimet e Enkelejd Alibeaj sipas tij ishin të pritshme. Më tej theksoi se Alibeaj këmbëngulte për të pasur 61 kandidatë në të gjitha zonat, por që dështoi.

“Fakti që AliBasha këmbënguli për të nxjerrë 61 kandidatë tregoi se ky njeri kishte si mision dëmtimin e opozitës , por nuk arriti të gjente aq kukulla që t’i përdorte si lolot e tij. As ata vetë nuk i qëndruan sepse një pjesë shumë e madhe dhanë dorëheqjen”, u shpreh Paloka.

Ndër të tjera theksoi se ishte Alibeaj ai që nuk ra dakord as me deputetët e tij.

“Nuk është sekret që brenda atij grupi nuk ka mirëkuptim. Ai grup që për mua u tregua më koshient dhe mbrojti interesin e PD pavarësisht pozicionit ku janë, tentuan të arrinin në një kompromis për të mos e dëmtuar PD. Përderisa demokratët donin Berishën, mund të qëndronin brenda PD, por momenti kur filloi gjyqi ishte një lojë bashkëpunimi me Ramën dhe këtu ishte edhe përçarja reale e PD-së. Në momentin që morën vulën që iu dhurua nga Rama bënë thirrje që kandidatët e primareve të dilnin me siglën tonë.  Unë mendoj se ata dhanë dorëheqje pasi u ndërgjegjësuan dhe kuptuan se po përdoreshin. Ishte grupi i Alibeajt por që ishte në interes të Ramës”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio Paloka akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha format e mashtrimit për blerjen e votave.

I ndalur tek emrat e kandidatëve, Paloka theksoi se ndryshojnë si nata me ditën, pasi sipas tij nga ana e PS ka kandidatë që kanë probleme me ligjin.

“Po ti marrësh të gjitha kandidatët, janë shumë larg kandidatët tanë për mirë, me kandidatët e tyre. Rama vazhdon me historinë e të inkriminuarve. Këta dalin i mbrojnë publikisht,. Del dhe Taulant Balla dhe thotë e dimë, por kështu janë emigrantët. Jo mor jo se kam qenë edhe unë, ka emigrantë me punë të ndershme plot. Por këta thonë fiton ky i joni sepse është i fortë, ka pare dhe ka vjedhur shumë. Pra kandidatët tanë janë si nata me ditën”, tha ai, duke shtuar. Dëshira dhe besimi tek fitorja mendoj që sot është në pikën kulminante. Nëse në 6  mars orën një përqindje të caktuar në kohën kur njerëzit ishin në dyshime, sot të gjitha dilemat janë qartësuar,. Demokratët e dinte tashmë se kush e përfaqëson opozitën dhe se kush mund të fitojë. Angazhimi i njerëzve në këtë nivel tregon se ka besim të plotë që kandidatët tanë do të fitojnë. Meqë Tirana ka rëndësinë e vet politike kemi parë që pakënaqësia e qytetarëve të Tiranës, ndaj Veliaj kanë arritur në urrejtje dhe jo thjesht pakënaqësi. Kanë dhjetëfishuar numrin e punonjësve dhe i paguajnë me taksat tona vetëm që ti marrin votat. Kemi inceneratorin që nuk ekziston, por që vazhdon dhe paguhet”.

Premtimet e Belind Këlliçit:

Edi Paloka: Fakti që kanë reaguar edhe qytetarët, tregon se është një nga elementët më sensitivë. Dhe theksoj se është shumë e besueshme, sepse nëse eliminohet vjedhja pasi gati 90 % e taksave tona vidhet, atëherë mund të ketë shumë ndryshime. Në një garë ne hyjmë kudo për të fituar, përveç atyre të Alibashës. Ju garantoj që pas 14 majit do të ketë surpriza që Rama as nuk i mendon që mund t’i fitojë PD. Edhe pse Rama po i përdor të gjitha mënyrat, do të ketë surpriza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.