E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Dokumentat për financime ruse, të falsifikuara”/ Kryemadhi: Ja kush i ka prodhuar dhe çfarë thotë kryeredaktori i ” Top Channel” Kreka
Flash

“Dokumentat për financime ruse, të falsifikuara”/ Kryemadhi: Ja kush i ka prodhuar dhe çfarë thotë kryeredaktori i ” Top Channel” Kreka

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur sërish mbrëmjen e sotme për akuzat se ka marrë para dhe ka lidhje me politikanë apo biznesmenë rusë, pranë presidentit Vladimir Putin.

Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se dokumentat e publikuara nga mediat janë të falsifikuara.

“Jo vetëm që nuk ekziston, por është e falsifikuar me emrin e Monika Kryemadhit. Kryemadhi dhe familja e saj kanë qenë korrekt që në ‘91. Nuk ka llogari bankare jashtë shtetit, nuk ka biznes jashtë shettit, nuk ka offshore jashtë shetit”, u shpreh ajo.

E pyetur për pagesën e bërë në “Credit Agricol”, deputetja deklaroi se nuk ka qenë kurrë në Zyrih.

“Si e kam hapur këtë llogari kur nuk kam qenë kurrë në Zyrih?  Kur bën tranmsferta duhet të firmosësh. Monika Kryemadhi ka llogari bankare vetëm në bankën Credins, bankë shqip dhe nuk ka në asnjë bankë të huaj. Kryemadhi dhe familja e saj është subjekt i deklarimit të pasurisë që nga viti 2001.

E bëj të qartë që nuk janë të vërteta, në dijeninë time është i njëjti ekip që ka punuar me Vuçiç në Beograd përballë kundërshtarit të tij, ish- kryetarit të bashkisë së Beogradit. Tal Hanan është një izraelit ish- specialist eksplozivësh. Personi në fjalë është kontraktuar dhe rasti në fjalë është e njëjta kompani që e ka përdorur Rama. Ekipi që është marr me këtë falsifikim është një ekip që ka probleme jo vetëm me drejtësinë amerikane, por që po punon për vendosjen e sistemeve autokratike në Ballkan”, theksoi Kryemadhi.

Habit kryeredaktori i “Top Channel”/ Dokumentat për Kryemadhin erdhën nga anonimë, s’kemi si t’i verifikojmë

Disa ditë më parë televizioni kombëtar “Top Channel” publikoi disa dokumenta, të cilat akuzonin deputeten Monika Kryemadhi se financohet nga biznesmenë rusë.
Por teksa ka folur për këtë çështje, kryeredaktori i “Top Channel”, Altin Kreka, ka habitur me një deklaratë.
Kreka tha se dokumentat mbërritën në redaksinë e “Top Channel” nga burime anonime dhe nuk mund t’i verifikojnë.
“Unë dua ta nis kur këto fakte u bënë të ditura jo vetëm për “Top Channel”, por edhe për media të tjera. Dua të kujtoj publikimin e “Eureport”, ku pak a shumë ishin këto të dhëna që u transmetuan dhe u publikuan nga ai portal, ndërkohë që të dhënat që ne kemi publikuar pak ditë më parë kanë mbërritur në e-mailin zyrtar të redaksisë së “Top Channel” disa ditë më parë, rreth datës 22 dhe ne nga ajo datë deri në këtë moment kemi marrë kohën tonë për t’i verifikuar. Në dijeninë time këto të dhëna nga një burim anonim kanë mbërritur edhe në media të tjera, arsye perse s’i kanë publikuar mbase i shpjegojnë ata. Por ne vendosëm, morëm një vendim editorial pas verifikimeve që bëmë për t’i publikuar”, deklaroi Kreka.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.