E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama u vendos spaletat sportistëve, marrin edhe shpërblim financiar
Flash

Rama u vendos spaletat sportistëve, marrin edhe shpërblim financiar

Përmes një ceremonie madhështore siç u takon sportistëve kampionë që kanë ngritur flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare, shtatë prej tyre kanë marrë gradën honorifike të kolonelit.

Të veshur me uniformat gjithë-përfaqësuese të forcave të armatosura, mbi shpatullat e Luiza Gegës, Briken Caljat, Erkand Qerimajt, Alban Beqirit,  Majlida Këlmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës u vendosën, spaletat dalluese të kolonelit.

Gradimin e shtatë sportistëve elitar kryeministri Edi Rama e vlerësoi si një  vlerë të shtuar morale, profesionale përtej simbolikës.

“Jam i lehtësuart nga një barrë, më në fund qeveria e heq nga barrat e shkuara se sot mund ti shikojmë në sy kampionët, pa e ulur kokën nga sekëlldia e turpi për harresën e tyre“- u shpreh Rama.

Kryeministri tregoi planet e qeverisë në vijimin e rritjes së pagave për ushtarakët tanë.

“Të gjithë ata që veshin uniformën shqiptare mos të  shohin nga poshtë lartë kolegët e tyre në misione. Do të paguhen me mesataren e NATOS dhe kjo do të ndodh në pak vite“- shtoi kryeministri.

Ministri Mbrojtjes Niko Peleshi tha se nga sot këtyre sportistëve i shtojmë pagën e kolonelit deri në ditën e daljes në pension.  “Asnjë shpërblim monetar nuk e vlerëson atë krenari që ata na kanë dhënë, kampionët tanë nga sot  pjesë e Forcave të Armatosura, duke marrë edhe grada honorifike” deklaroi minisria e Arsimit Evis Kushi.

Me dhënien e këtyre gradave honorifike ushtarake sportistëve kampion, Shqipëria bëhet pjesë e shumë vendeve në botë aplikues të kahershëm të  një nderimi të tillë për sportistët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.