E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flasin prindërit e 43-vjeçarit i cili vrau kunatën dhe më pas veten: Ishte i qetë pasi qëlloi Migenën
Flash

Flasin prindërit e 43-vjeçarit i cili vrau kunatën dhe më pas veten: Ishte i qetë pasi qëlloi Migenën

Prindërit e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau me armë zjarri kunatën në praninë e vajzës së saj 2 vjeçare dhe më pas edhe veten në oborrin e shtëpisë, janë shprehur për mediat se pas ngjarjes, djali ka qenë i qetë, teksa thonë se kanë pasur marrëdhënie të mira. Sipas prindërve, Rolandi kishte punuar si gomist por dy ditë para ngjarjes kishte lënë edhe punën.

Ata kanë shkuar mirë, ajo i bënte kafen shkonin shumë mirë. Se di si e bëri këtë punë ai unë nuk e kuptoj. Që të qëllosh me armë zjarri mbi gruan e vëllait!,”tha babai i Rolandit.

“Nuk e di se ku e ka marrë armën. Ishte shumë i qetë pasi kishte vrarë Migenën. Landi e ka vrarë vetën në korridor. Se di ku shkoi më pas pistoletën. Nuk e ka bërë askush tjetër, e bëri Landi. Nuk më shkonte kurrë mendja se Landi do të vriste Migenën”, tha nëna e Rolandit.

Fillimisht është zgjuar nëna e cila është përballur me Rolandin në dhomën e gjumit dhe i ka thënë “Çfarë na bëre o bir”.

Djali ka qene i qete dhe i ka thënë të ëmës vetëm “ Vrava Migenën”. Pasi të dy prindërit kanë hyrë në dhomën e gjumit ku ishte dhe fëmija, janë shprehur se “kanë kontrolluar nëse Migena kishte shenja jete dhe a ishte lënduar apo jo fëmija”.

Më pas autori ka dalë jashtë në oborr dhe ka qëlluar veten.

Ndërkohë, babai ka dalë menjëherë pas të birit dhe ka marrë armën e zjarrit dhe është munduar ta fshehë pasi ka shpresuar që djali të shpëtojë dhe të merrte krimin përsipër.

Babai, Gëzim Sinani ka qenë kontradiktor në deklaratat e tij, pasi sic raportohet ai prej disa kohësh vuante edhe nga skleroza.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit, tip pistoletë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.