E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata vendos përfundimisht: Burg përjetë për Përparim Ademin që vrau dy motrat në Astir
Flash

Gjykata vendos përfundimisht: Burg përjetë për Përparim Ademin që vrau dy motrat në Astir

Në datë 31 dhjetor 2020 zona e Astirit Përparim Ademi, protagonisti kryesor i krimit makabër, vrau dy motra, konkretisht Zhaneta Bardhi dhe Kristina Metani.

Pas Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Përparim Ademin, i cili vrau dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, dy vite më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

Njoftimi i APELIT: 

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale P.A, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 31.12.2020, ku në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është marrë njoftimi se në Rrugën “Azem Meshi”, Unaza e Re “Astir”, Pallati “Ina 2004”, janë qëlluar me armë zjarri shtetaset me iniciale Zh.M dhe K.B (M) (motra ndërmjet tyre), për pasojë kanë gjetur vdekjen . Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale P.A.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2028, datë 20.09.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit P.A per kryerjen e vepres penale te “Vrasja per shkak te marredhenieve familjare”, ne dem te viktimave Zh.M dhe K.B dhe ne baze te ketij neni 79/c i Kodit Penal denimin e tij me burgim te perjetsheëm. Deklarimin fajtor te te pandehurit P.A per kryerjen e vepres penale te “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armeve, armeve shperthyese dhe I municionit” , parashikuar nga neni 278/1 I Kodit Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e tij me 5 vjet burgim. Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal ne caktimin e nje denimi te vetem per disa vepra penale denimin e te pandehurit P.A me nje denim te vetem me burgim te perjetshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale P.A, i cili këkoi:

Prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

Në alternativë çeljen pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor dhe caktimin e një grupi ekspertësh (në Gjykatën e Apelit), për të përcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit dhe caktimin e masës mjekësore shtrim në spital psikiatrik.

Në përfundim të gjykimit, më datë 11.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtare znj. Vojsava Osmanj dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 2028, datë 20.09.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 11.04.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Motrat e ndjera njiheshin me Ademin, personin i cili zbrazi plumbat në drejtim të Zhaneta Metanit, e dashura e autorit të krimit Përparim Ademi dhe motrës së saj Kristina Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.