Kush është estetistja që u kap sot me 40 doza kokaine? Furnizonte sallonet e Tiranës
Ditën e sotme Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçaren Denisa Bushka pasi shpërndante kokainë në zonën e Komunës së Parisit.
34-vjeçarja e cila është estetiste me profesion, punonte me kohë të pjesshme në disa prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë. Përveç shërbimit si estetiste, ajo u ofronte klientëve të saj, kokainë me doza.
Kur u ndalua paraditen e sotme në rrugën “Bill Klinton”, estetistja 34-vjeçare kishte me vete 40 doza kokainë gati për shitje. Përveç klientëve në sallonet ku ajo punonte, 34-vjeçarja shpërndante kokainë edhe në zona të ndryshme të Tiranës ku kishte siguruar klientë të tjerë.
Hetuesit kanë zbuluar se 34-vjeçarja siguronte deri në gjysmë kilogrami kokainë në Fushë Krujë dhe më pas atë e ndante në doza për t’i shitur në 10–15 vende në ditë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



