Korçë, përdhunoi të miturën me probleme mendore, arrestohet kryeplaku i fshatit
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në flagrancë për shkak se dyshohet se më datë 8 prill ka kryer marrëdhënie seksuale më një 23 vjeçare me probleme mendore. Shtetasi me iniciale E.Rr ka rënë në pranga pas denoncimit të babait të vajzës.
I arrestuari raportohet se është kryeplaku i fshatit Rehovë në Bashkinë e Korçës. Vajza, e cila rënë viktimë e këtij përdhunimi, ka probleme mendore dhe zhvillim jo normal. Ajo nuk kurohet, si dhe nuk ka një kartelë të hapur. Vajza është në gjendje të rënduar psikologjike pas aktit të kryeplakut të fshatit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”, njofton policia.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



