E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet shqiptarja e arrestuar për përfshirje në sulmin terrorist të Nicës
Bota

Lirohet shqiptarja e arrestuar për përfshirje në sulmin terrorist të Nicës

Shqiptarja me nënshtetësi franceze, Enkelejda Zaçe, e cila është arrestuar në Francë pasi dyshohet se kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmit terroristm me 86 të vdekur në Nicë është liruar ditën e sotme.

Mediat franceze raportojnë se Prokuroria e Parisit e ka apeluar vendimin. Shqiptarja 43 vjeçarem me nënshtetësi franceze, u arrestua më 17 korrik 2017 në Nicë, bashkë me partnerin e saj Artan Henaj nga Fieri, 39 vjeçar, i cili ndodhet ende pas hekurave, shkruan gazeta Shekulli.

Dyshohej se dy shqiptarët në fjalë kanë furnizuar me armë (një pistoletë automatike dhe një kallashnikov) franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili kreu masakrën në fjalë. Tetëdhjetë e gjashtë persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e masakrës së kryer nga ISIS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.